Edhe nëse është e thyer, nuk do të thotë se ka nevojë për komercializim Rasti i Shqipërisë në paralele me Kosovën

Read full text
Authors: Valbona Nathanaili, Arsim Sinani
Cited by: 0

Abstract

Artikulli synon të përshkojë disa zhvillime të reja në fushën e edukimit që përmblidhen në dukuritë “komercializim” dhe “komodifikim”. Artikulli gjykon se komercializimi i shkollimit ndikon negativisht në cilësinë e edukimit dhe shtron si imperativ domosdoshmërinë për të kufizuar maksimalisht fushat e veprimit të komercializimit në këtë sektor jetik të funksionimit të shoqërisë. Artikulli analizon se e vetmja përgjigje që kemi marrë për kërkesën për ndryshim dhe zhvillim të arsimit në Shqipëri pas viteve 1990 është “komercializimi”, materializuar në një varg reformash që kanë rezultuar të dështuara dhe që kanë krijuar një situatë tepër problematike. Për shkak të shumë nismave të përbashkëta në fushën e edukimit në Kosovë dhe Shqipëri, ekziston shqetësimi për amplifikimin e dështimit. Arsimi është një çështje afatgjatë shumë e rëndësishme dhe për këtë arsye është e nevojshme të shtrohet për diskutim e analizohet në mjedise shkencore. Dështimi në arsim nuk është dështimi i një shërbimi publik për të cilin ka nevojë shoqëria, por dështimi i politikave dhe i njerëzve që i hartojnë dhe drejtojnë ato.

Fields of Study & Subjects

Global Educational Policies and Reforms Global Education Systems and Policies Education Politics and Culture Studies

Publication details

Journal / source
Zenodo (CERN European Organization for Nuclear Research)
Publication date
17 February 2026
Language
SQ
Document type
Book chapter