Politika, politika arsimore dhe vlera. Analizë bazuar në literaturë

Read full text
Authors: Valbona Nathanaili
Cited by: 0

Abstract

Politika është një vendim ose tërësi vendimesh, eksplicitë ose implicitë, që shërbejnë si udhërrëfyes për vendime të mëtejshme, si burim për inicimin e veprimeve të reja ose si referencë për frenimin a zbatimin e atyre ekzistuese. Sigurisht që ka shumë përkufizime për politikën. Politika është procesi përmes së cilit organizohet jeta e përbashkët në një shoqëri (Wilhelm Hofmeister & Karsten Grabow, 2011). Blakemore (2003: 10) pohon se politika është “synime dhe qëllime, ose formulime, të atyre që presim të ndodhin”. Harman (1984: 13) argumenton se: “[Politika]… është shprehja, implicite ose eksplicite, e ndjekjes së një kursi të qëllimshëm, që po ndiqet ose do të ndiqet, dhe e orientuar drejt plotësimit të disa synimeve të dëshiruara, në përgjigje të një problemi të njohur ose çështjeje që na shqetëson”. Por Harman nuk e sheh politikën vetëm si veprim, por edhe si pozicion ose qëndrim, kur shprehet se: “Politika mund të mendohet edhe si një pozicion ose qëndrim i zhvilluar në përgjigje të një problemi apo çështjeje konflikti” (Ibid).

Fields of Study & Subjects

Public Policy and Administration Research Evaluation and Performance Assessment Public Administration and Governance

Publication details

Journal / source
Zenodo (CERN European Organization for Nuclear Research)
Publication date
17 February 2026
Language
SQ
Document type
Book chapter