Ndikimi i proceseve demografike në Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit në rajonin e Malësisë së Madhe
Summary
No summary yet. VIRAT can read this paper and write a plain-language summary of its aim, methods, key findings and limitations.
Summarise with VIRAT Free to try with your Science Catalogs account.Abstract
Ky punim hulumton ndërvarësinë komplekse midis proceseve demografike dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në rajonin e Malësisë së Madhe, një zonë që po përballet me kohë të trazuara dhe ndryshime socio-ekonomike. Duke përdorur kërkim empirik dhe analizë teorike, studimi shpalos ndikimin e faktorëve si: rënia e numrit të popullsisë, emigracioni, plakja e popullsisë dhe lëvizja e brendshme e popullsisë mbi sektorin e turizmit. Gjetja kryesore e punimit është se lidhjet e paekuilibruara mes demografisë dhe zhvillimit ekonomik po dëmtojnë qëndrueshmërinë ekonomike të rajonit. Tendencat demografike, si braktisja e fshatrave dhe ulja e fuqisë punëtore të re, po cenojnë seriozisht potencialin e turizmit për të qenë një motor zhvillimi i qëndrueshëm. Ky impakt negativ ndikon jo vetëm në ofrimin e shërbimeve, por edhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonës. Ky studim ofron një analizë shkak-pasojë që thekson nevojën për ndërgjegjësim të komunitetit lokal mbi kërcënimet ndaj të ardhmes së tyre ekonomike. Punimi shërben si një pikë referimi e vlefshme për institucionet lokale, duke u ofruar atyre të dhëna dhe njohuri të nevojshme për hartimin e politikave dhe planeve zhvilluese efikase, me qëllim që të përmirësojnë mundësitë për një të ardhme më të qëndrueshme dhe të begatë për Malësinë e Madhe.
Fields of Study & Subjects
Diverse Aspects of Tourism Research
Regional Socio-Economic Development Trends
Rural development and sustainability
Publication details
- Journal / source
- Zenodo (CERN European Organization for Nuclear Research)
- Publication date
- 28 March 2026
- Language
- SQ